PSG nuk lejon befasi

Hendboll

PSG nuk lejon befasi

Nga: K. G. Më: 11 shtator 2024 Në ora: 23:23
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Eurofarm Pelisteri, e nisi me disfatë aventurën e re në Ligën e Kampionëve (Grupi A), pasi pësoi humbje me rezultat 31:29 nga PSG. 

Skuadra franceze nuk ka lejuar befasi si vendas. 

Pjesa e parë mbyllet me rezultat 18:13 për skuadrën e PSG-së.

Rezultati 25:17 në minutën e 40-të, pothuajse ishte e qartë se fitorja ishte në duart e PSG-së.

Finishi i takimit gati solli befasinë. PSG u relaksua shumë në pjesën e fundit, kështu që Eurofarm Pelisteri ngushtoi rezultatin në 28:26.

Në kampin e Eurofarm Pelisterit kishte shpresa për të paktën një pikë kur Manaskov shënoi për 30:29, por eksperienca në momentet kyçe bëri të vetën dhe fituan me meritë parisienët.

Te Pelisteri u dalluan Filip Kuzmanovski me tetë gola dhe Zharko Peshevski dhe Nejc Çehte me nga gjashtë gola dhe te PSG spikati Kamil Szypzak me 11 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat