Slloboda drejt Kosovës, Mirko Mikiq ka njohuri për Kastriotin

Hendboll

Slloboda drejt Kosovës, Mirko Mikiq ka njohuri për Kastriotin

Nga: K. Goca Më: 12 shtator 2024 Në ora: 15:22
Slloboda

Ekipi i Sllobodës së Tuzllës nesër do të udhëtojë drejt Kosovës ku do të ndeshen me Kastriotin e Ferizajt. 

Ballafaqimi luhet në kuadër të rrethit të parë të Kupës Evropiane në hendboll. 

Sfida e parë zhvillohet të shtunën (pasnesër, ora 19.00) në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

“Pas ndeshjeve përgatitore, skuadra u stërvit fort këtë javë, duke u fokusuar te takimi europian”, shkruan në faqen e klubit boshnjak Slloboda.

“Ngadalë po i përfundojmë përgatitjet para udhëtimit për ndeshjen evropiane në Ferizaj.

Kemi marrë video - materialin, shikuam disa gjëra nga sezoni i kaluar, është e vërtetë që ata e kanë ndërruar trajnerin, por disa zakone mbetën të njëjta.

Do të shohim si do të reagojmë ndaj atmosferës. Do të bëjmë çmos që të luajmë sa më mirë, të përpiqemi të luajmë sa më shpejt kundër tyre, sepse mendoj se janë pak më të ngadaltë se ne, pak më të vjetër, më me përvojë, më të vështirë.

Pra, le të luajmë sa më agresivisht, sa më shpejt që të jetë e mundur për të përfituar nga mundësitë që mendojmë se kemi në këtë lojë. Jam i sigurt se asgjë nuk do të zgjidhet plotësisht asgjë në ndeshjen e parë”, - tha mes të tjera shefi i shtabit profesional Mirko Mikiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat