Ferizajasit premtojnë spektakël para sfidës me boshnjakët! Lulzim Shabani: Ja ku i kemi përparësitë 

Hendboll

Ferizajasit premtojnë spektakël para sfidës me boshnjakët! Lulzim Shabani: Ja ku i kemi përparësitë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 shtator 2024 Në ora: 15:46
Lulzim Shabani

Gjithçka gati për sfidën mes Kastriotit të Ferizajt dhe Sllobodës së Tuzllës, e cila ndeshje është e vlefshme për rrethin e parë të Kupës Evropiane në hendboll.

Ferizajasit premtojnë spektakël për përballjen me klubin boshnjak Sllobodën.

Ndeshja e parë luhet të shtunën (14 shtator, ora 19.00) në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj dhe ajo e kthimit pas një jave në Tuzëll.

Image

Lulzim Shabani

Hendbollisti më përvojë i Kastriotit, Lulzim Shabani, zotohet se do të japin maksimumin kundër Sllobodës. 

Fituesi i Kupës së Kosovës, me kryetrajnerin Verim Zherka, kanë studiuar se nga vjen rreziku më i madh nga Slloboda.

“Ndeshjen me ekipin nga Bosnja e shoh si të vështirë por jo të pakalueshëm. Përgatitjet i kemi filluar me kohë dhe mendoj që jemi të përgatitur mjaftueshëm për të ju bërë ballë”, tha Lulzim Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Hendbollisti ka treguar se ku janë edhe përparësitë ndaj rivalit: “Përparësitë patjetër që si fillim i shoh tifozerinë ‘Ujqit’ dhe publikun të cilët shpresoj që do të jenë në numër sa më të madh që të japin mbështetje e motiv akoma më të madh gjatë ndeshjes.

Sa i përket pjesës brenda fushës së lojës: përparësitë tona individuale dhe harmonia si një ekip që frymon së bashku do të jenë forca jonë kryesore.

Ata kanë një gjenerate të re që po ashtu do të jetë një përparësi për ne pasi që dihet se në ekipin tonë kemi lojtar të dëshmuar me përvojë dhe eksperiencë të mjaftueshme”.

Shabani tha se e kanë studiuar edhe ekipin boshnjak dhe e dijnë se nga vjen rreziku më i madh.

“Ekipin kundërshtar e kemi analizuar dhe kemi informacione të mjaftueshme se si t’i kundërvihemi dhe të kemi sukses”, ka përfunduar Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat