Hendbollisti boshnjak nuk i frikësohet Kastriotit, kërkon rezultat të favorshëm në Ferizaj 

Hendboll

Hendbollisti boshnjak nuk i frikësohet Kastriotit, kërkon rezultat të favorshëm në Ferizaj 

Nga: K. Goca Më: 12 shtator 2024 Në ora: 19:21
Slloboda e Tuzllës

Sfida mes Kastriotit të Ferizajt dhe Sllobodës së Tuzllës, me kureshtje pritet nga dashamirët e hendbollit jo vetëm ferizajas.

Slloboda është nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ndeshet me fituesin e Kupës së Kosovës në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të parë të Kupës Evropiane.   

Për ndeshjen e radhës ka folur hendbollisti i Sllobodës, Ermin Ombasha.

Si sheh ndeshjen me Kastriotin?

“Kemi bërë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Kosovë. Jemi përgatitur mirë për këtë ekip, e dimë që nuk duhet t'i nënvlerësojmë dhe duhet t'i qasemi seriozisht lojës”, tha për faqen e klubit boshnjak.

Hendbollisti boshnjak mendon se janë për një nuancë favorit ndaj Kastriotit. 

“Mendoj se nuk do të mungojë një rezultat i mirë sepse skuadra është gati, e dimë se çfarë na pret dhe mendoj se jemi pak favorit në krahasim me skuadrën e Kastriotit”, tha Ombasha.

Për të katërtin vit radhazi, Slloboda luan në garat evropiane, ndërsa rezultatin më të mirë e kanë arritur sezonin e kaluar kur arritën në të tetën e finales së Kupës së Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat