Besa Famgas – Rahoveci është kryendeshja e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Besa e Rahoveci në edicionin e kaluar u takuan në finale të plejofit. Rahoveci fitoi titull historik, duke i dhënë fund dominimit shumëvjeçar të ekipit pejan.
Dy skuadrat kanë pretendime të mëdha edhe në edicionin 2024/2025. Dhe forcën që kanë synojnë ta shfaqin që në derbin e xhiros së parë, që zhvillohet të hënën nga ora 20:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Të shtunën (16:00) është ndeshja Trepça – Vushtrria, ndërsa të dielën ajo Llapi – Prishtina (17:00).
Ndeshja Vjosa – Kastrioti është shtyrë për shkak të angazhimit evropian të Kastriotit.