Me ndeshjen Shqiponja – Prishtina fillon edicioni 2024/2025 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 13:30 në Gjakovë.
Të shtunën janë edhe dy ndeshje të tjera të javës së parë.
Besa e Pejës debuton në elitë.
Të tri ndeshjet e së shtunës pritet të jenë interesante. Do të jetë testi i parë për forcën e vërtetë të këtyre skuadrave.
Megjithatë vëmendja në fundjavë do të jetë në Ferizaj.
Të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” është derbi i madh mes Ferizajt dhe Istogut.
Ferizaj është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa Istogu është kampion.
Dy skuadrat pritet të garojnë për trofe edhe në edicionin e ri. Të shtunën në Rahovec, Istogu e Ferizaj luajtën për Superkupë. Istogu ishte gati deri në fund në epërsi.
Ferizaj megjithatë ia doli të barazojë e me penallti edhe ta fitojë trofeun e Superkupës. Tjetër ndeshje e fortë pritet të dielën në Ferizajj.