Ekipi i Sllobodës stërvitet në Ferizaj

Hendboll

Ekipi i Sllobodës stërvitet në Ferizaj

Nga: K. Goca Më: 13 shtator 2024 Në ora: 23:02
Pamje nga stërvitja

Me padurim pritet përballja mes fituesit të Kupës së Kosovës, Kastriotit të Ferizajt dhe ekipit boshnjak Sllobodës së Tuzllës, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të parë të Kupës Evropiane në hendboll (meshkujt). 

Ekipi i Sllobodës ka zbarkuar në qytetin e Ferizajt. 

Hendbollistët boshnjak kanë zhvilluar sonte stërvitjen në palestrën e sportit “Bill Clinton”.

Takimi luhet nesër në orën 19.00.

Ndeshje që zgjon interesim ndër dashamirët e kësaj loje.

Ferizajasit janë të përgatitur dhe kërkojnë fitore në takimin e parë që të janë më të qetë për takimin e kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat