Kastrioti - Slloboda, sfidë që çon në këmbë Ferizajn 

Hendboll

Kastrioti - Slloboda, sfidë që çon në këmbë Ferizajn 

Nga: K. Goca Më: 14 shtator 2024 Në ora: 12:51
Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt pretendon fitore para shikuesve të vet, ndërsa Slloboda e Tuzllës të kthehet e pamposhtur për në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Përballje luhet sonte (19.00) në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj dhe pritet me drithërima nga dashamirët e hendbollit jo vetëm ferizajas.

E para, Kastrioti e kërkon fitoren me 4-5 gola dallim, që të ketë komoditetin për ndeshjen e kthimit në Tuzëll.

E dyta, Slloboda është një ekip më shumë të panjohura dhe që për herë të parë ka zbarkuar në Ferizaj.  

“Skuadra e Sllobodës së Tuzllës ka udhëtuar për në Ferizaj dhe do të ndeshjet me Kastriotin në xhiron e parë të Kupës Evropiane”, shkruan mediumi boshnjak “Osllobogjenja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat