Kastrioti i Ferizajt pretendon fitore para shikuesve të vet, ndërsa Slloboda e Tuzllës të kthehet e pamposhtur për në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Përballje luhet sonte (19.00) në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj dhe pritet me drithërima nga dashamirët e hendbollit jo vetëm ferizajas.
E para, Kastrioti e kërkon fitoren me 4-5 gola dallim, që të ketë komoditetin për ndeshjen e kthimit në Tuzëll.
E dyta, Slloboda është një ekip më shumë të panjohura dhe që për herë të parë ka zbarkuar në Ferizaj.
“Skuadra e Sllobodës së Tuzllës ka udhëtuar për në Ferizaj dhe do të ndeshjet me Kastriotin në xhiron e parë të Kupës Evropiane”, shkruan mediumi boshnjak “Osllobogjenja”.