Sonte pritet mbrëmje e madhe, ferizajasit janë mobilizuar ndaj boshnjakëve 

Hendboll

Sonte pritet mbrëmje e madhe, ferizajasit janë mobilizuar ndaj boshnjakëve 

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 12:59
Deniz Tersiqii

Kastrioti është gati për ndeshjen evropiane, pret përkrahjen e tifozëve

Sot nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj zhvillohet ndeshja mes Kastriotit dhe skuadrës boshnjake, Sloboda e Tuzllës.

“Ndeshja i takon raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë. Është ndeshja e parë, ndërsa ajo e kthimit zhvillohet më 22 shtator në Tuzla.

Ferizajasit janë mobilizuar që ndeshjen e sotme ta presin sa më të përgatitur. Synohet fitorja, ndërsa ndihmë të madhe Kastrioti pritet të ketë edhe nga shikuesit.

Slloboda në edicionin e kaluar arriti deri në 1/8 e finales së Kupës Evropiane dhe është kundërshtar i vështirë. 

Por Kastrioti ka skuadër cilësore dhe me përvojë dhe pritet ta prezantojë denjësisht qytetin e hendbollit dhe gjithë vendin”, shkruan faqja e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat