Shqiponja e Gjakovës e ka nisur furishëm edicionin e ri të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Vashat gjakovare i shkaktojnë humbje të thellë (47:28) Prishtinës.
Një lojë e mirë e gjakovareve, duke e demoluar ekipin nga kryeqytetit.
“Shqiponja sot luajti në Gjakovë me Prishtinën dhe fituan me rezultat 47:28, kurse kadetet fituan me rezultat 29:20.
Këto dy fitore lojtaret ia dedikuan kryetarit të klubit z. Skënder Alijaj i cili ka probleme shendetësore dhe i dëshiruan shërim sa më të shpejtë dhe kthim në mesin tonë. Urime z. kryetar”, shkruan në faqen e KHF Shqiponjës..