Kastrioti i Ferizajt shkëlqeu me lojë në 30 minutat e pjesës së dytë, duke e gjunjëzuar me rezultat 30:29 (14:16) ekipin boshnjak, Sllobodën e Tuzllës.
Trimat luftuan deri në pikën e fundit, me mentalitet gjerman dhe ngadhënjyen me plot meritë në takimin e parë të rrethit të parë të Kupës Evropiane në hendboll.
Hendbollistët Deniz Terziqi, Lulzm Shabani, portieri Liridon Esati etj. dhanë maksimumin.
Kastrioti
Kastrioti – Slloboda 30:29
Palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Shikues: 1.000.
Kastrioti: Esati, Terziqi 10, Shabani 8, Ramadani 4, Santos 4, Kuleta 1, Syla 1, Palushi, Zherka 2, Selmani, Brahimi,, Salihu, Dugolli, Ajvazi, Bytyçi dhe Goçi.
Slloboda: Brkiç, Rustamov 7, Ivaniq 4, Çajiq 4, Milkuniq 4, Ombasha 2, Çollakoviq 4, Çejoviq 1, Dragiçeviq 2, Manxhiq, Vujoviq 1, Vukoviq, Tepiq, Buliq, Omerçiç e Hadroviq.
Djelmoshat e kryetrajnerit Verim Zherka treguan zemër të madhe.,dëshmuan lojë në 30 minutat e dytë dhe ia dolën me plot meritë.
Ekipi boshnjak në minutat e parë të ndeshje thelloj epërsinë ndaj ferizajasve.
Ata e nisën me epërsi,-0:2, 1:3, 3:10 dhe në minutën e 21-të u ngushtua rezultati në 8:14.
Fituesi i Kupës së Kupës së Kosovës, pas një angazhimit të madh, me lojë të mirë e ngushtuan rezultatin në 14:16 në minutën e 30-të.
Pjesa e dytë dinamike dhe me veprime të shpejta qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër.
Në minutën e 43-të ngushtohet rezultati në 2 gola (21:23) e pastaj në 22:23.
Atmosferë e zjarrtë në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, mbi një mijë shikues, me brohoritje i dhanë zemër djelmoshave të Kastriotit.
Në minutën e 52-të u barazua rezultati 25:25 dhe për herë të parë gjatë këtij takimi.
Sërish baras (26:26) dhe Kastrioti në posedim të topit.
Në minutën e 55-të, Deniz Terziqi me një veprim shembullor, kaloi në epërsi ferizajasit 27:26.
Në minutën e 58-të, Kastrioti shkëputet në epërsi me 3 gola (29:26).
Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 30:29 ndaj Sllobodës.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Tuzëll.