Fitore bindëse e vashave të Vushtrrisë dhe debakël i Trepçës të meshkujt 

Hendboll

Fitore bindëse e vashave të Vushtrrisë dhe debakël i Trepçës të meshkujt 

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 22:01
Vushtrria

Fitore bindëse shënoi Vushtrria. E mposhti Veronën me rezultatin 39:22.

Burneta Rama i shënoi 10 gola për Vushtrrinë, nëntë i kishte Qëndresa Tërstena e tetë Agnesa Hysa.

Te Verona, Kaltrina Paci i realizoi 5 gola, kurse nga katër i kishin Bleona Hashani e Melike Ipçi.
Shqiponja e Gjakovës e ka nisur me fitore bindëse edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën në kuadër të xhiros së parë, Shqiponja fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 47:25. Ndeshja u zhvillua në Gjakovë.

Alma Nivokazi i realizoi 15 gola për ta udhëhequr Shqiponjën drejt fitores. 10 gola i kishte Orgesa Gola.

Te Prishtina, Fionë Krasniqi i realizoi nëntë gola, ndërsa pesë i kishte Angelika Luberecka.

Në Superligën e meshkujve të shtunën u luajt vetëm një ndeshje e xhiros së parë.

Në Mitrovicë, Vushtrria e mposhti Trepçën me rezultat 43:26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat