Verim Zherka: Tifozët ishin ata që i ngjallët djelmoshat tanë

Hendboll

Verim Zherka: Tifozët ishin ata që i ngjallët djelmoshat tanë

Nga: K. G. Më: 15 shtator 2024 Në ora: 14:12
Publiku ferizajas

Qyteti i Ferizajt e feston fitoren e mbrëmshme në rrethin e parë të Kupës Evropiane në hendboll.

Kastrioti, fituesi i Kupës së Kosovës (meshkujt), ka treguar mentalitet gjerman në lojën e mbrëmshme, duke e fituar sfidën me përmbysje me rezultat 30:29 ndaj Sllobodës së Tuzllës.

Ndeshja e kthimit luhet të dielën e ardhshme në Tuzëll të Bosnjës dhe Hercegovinës. 

Kryetrajneri i Kastriotit, Verim Zherka, tha se publiku është më i merituari për këtë fitore të madhe.

“Të nderuar adhurues të flaktë të qytetit Ferizajt, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që na dhatë gjatë gjithë ndeshjes dhe që patët besim te lojtarët tanë edhe në ato momente kur ekipi ishte në krizë në rezultat.

Dhe ishit ju ata që i ngjallët djelmoshat tanë.

Faleminderit dhe gjithmonë keni besim te KH Kastrioti, klubin e zemrës tuaj”, ka shkruar Zherka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat