Klubi bindshëm më i suksesshëm në vitet e pas luftës, Besa Famgas nga Peja, është shembull për t’u ndjekur se si urohet skuadra vendore kur arrijnë rezultate në Kupat Evropiane në hendboll (meshkujt).
Besa Famgas është për notë dhjetëshe, ka përgëzuar dhe uruar Kastriotin e Ferizajt për fitore në Evropë, me rezultat 30:29 ndaj Sllobodës së Tuzllës.
“Urime fitoren KH. Kastrioti 1958 nga Ferizaj.
Klubi jonë përmes këtij postimi, uron klubin e Kastriotit në fitoren e madhe në skenën evropiane që realizuan të shtunën ndaj RK Slloboda.
Suksese edhe në ndeshjen e kthimit”, shkruan në faqen e klubit pejan.