Besa Famgas e Pejës ka bërë të gjitha përgatitjet për derbin e madh në hapje të edicionit të ri në elitën e hendbollit të Kosovës.
Pejanët synojnë fitore ndaj kampionit në fuqi, Rahovecit, në sfidën që luhet nesër në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Pejanët besojnë e shpresojnë në përparësinë e terrenit dhe në nivelin e lojës, për të mposhtur Rahovecin.
“Jemi gati.
Pejë, nesër mbrëma zhvillojmë ndeshjen e parë të edicionit të ri në Superligën e Hendbollit të Kosovës.
Ndeshja e parë, derbi i parë. E presim KH Rahovecin në Karagaçi në ora 20:00!”, njofton KH Besa Famgas.