Portali boshnjak: Slloboda ka arritur rezultat të favorshëm në Ferizaj para ndeshjes së kthimit! 

Hendboll

Portali boshnjak: Slloboda ka arritur rezultat të favorshëm në Ferizaj para ndeshjes së kthimit! 

Nga: K. G. Më: 15 shtator 2024 Në ora: 15:32
Pamje nga ndeshja

Slloboda ka arritur rezultat të favorshëm para ndeshjes së kthimit në Tuzëll, më 22 shtator, shkruan portali boshnjak “Tuzlla live”. 

“Hendbollistët nga Tuzlla, Slloboda kaluan relativisht me sukses pengesën e parë në edicionin e sivjetshëm të Kupës së Evropës - EHF.
Në sallën ‘Bill Clinton’ në Ferizaj të Kosovës, vendasit Kastrioti kanë festuar në takimin me ‘kuqezinjtë’ me rezultat 30:29 (14:16). Gjyqtarët ishin Ioannis Fotakidis dhe Charalampos Kinatzidis nga Greqia.

Lojtarët e trajnerit Mirko Mikiq luajtën në fillim, siç kishin paralajmëruar para nisjes për në Kosovë, më shpejt dhe më sulmues. Ata kishin përqindje të realizimit prej 61 për qind në njëzet minutat e para (skuadra vendase 48 për qind), me shtatë pritje të portierit, megjithëse në pjesën e parë pa asnjë shtatëshe, ndërsa vendasit gjuajtën pesë herë dhe shënuan tre herë. 

Në këtë pjesë, Slloboda kishte një avantazh prej 8 gola diferencë (3:11), por i lejoi lojtarët e Kastriotit t'i afrohen vetëm dy gola në fund të pjesës së parë. Lojtari më i mirë i tyre, Deniz Terziqi ka shënuar 7 gola nga 9 tentime. Nga ana tjetër, Khazein Rustamov shënoi 7 gola nga po aq tentime për mysafirët”, shkruan më tej.

Pjesa e dytë nisi përafërsisht si e para, me disa gola të mysafirëve, të cilët kaluan në avantazh 16:21 në minutën e 35-të. Mirëpo, vazhdimi nuk ishte i mirë, sepse vetëm dhjetë minuta më vonë kosovarët erdhën në një gol minus – Terziqi 24:25.

Shabani në minutën e 51-të barazoi për herë të parë në ndeshje – 25:25. Një minutë më vonë, Milkuniq kaloi sërish në epërsi Sllobodën - 25:26 dhe më pas ata “ngecën”. Mysafirët humbasin disa sulme, vendasit e shfrytëzojnë këtë dhe në minutën e 54-të Terziqi kalon për herë të parë në avantazh Kastriotin - 27:26.

Më pas Santos dhe Zherko goditën për 29:26. Mirëpo, me rezultatin 30:28 në minutën e 59-të, mbrojtja e Sllobodës ndaloi sulmet e vendasve dhe shënuan Çollakoviq dhe Dragiçeviq dhe ngushtuan humbjen – 30:29.

Për vendasit më së shumti gola shënuan Terziqi 10, Shabani 8 dhe Ramadani 4 gola.

Për Sllobodën shënuan: Rustamov 7, Çollakoviq, Ivaniq, Çajiq dhe Milkuniq nga 4, Dragiçeviq dhe Ombasha shënuan nga 2 gola, dhe Çejoviq dhe Vujovic shënuan nga një.

Një rezultat shumë i mirë për revanshin, që luhet më 22 shtator në {Mejdan’ në orën 18:00. Një mundësi e shkëlqyeshme për “kuqezinjtë” për të shkuar në turin e dytë të Kupës së Europës”, shkruan media boshnjake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat