Ferizaj e ka mposhtur sërish Istogun brenda një jave, kësaj radhe në hapje të Kampionatit të Kosovës në hendboll.
Ferizaj ka triumfuar me rezultat 33:31 (16:14) ndaj kampiones në fuqi, Istogu.
Fituesi i Superkupës së Kosovës gjatë javës së kaluar, Ferizaj, ka treguar lojë më të mirë duke i shkaktuar humbje kampiones në hapje të edicionit të ri.
Ndeshja është zhvilluar në palestrën e sportit “BIll Clinton” në Ferizaj.
Ndeshja filloi me rivalitet, ku rezultati ishte 3:3, pastaj Istogu avancoi me dy gola (4:6) në minutën e 8-të, për të theluar atë në tre sosh (5:8) pas katër minutave.
Ferizajaset gradualisht i afrohen rezultatit duke barazuar 9:9 në minutën e 18-të.
Pjesa e parë mbyllet me 16:14 në favor të fituesit të Kupës së Kosovës, Ferizajt.
Në pjesën e dytë, kampionet u munduan maksimalisht por bënë shumë gabime që iu kushtuan shtrenjtë, ndërsa Ferizajt ka luajtur me vetëmohim të pashoq.
Në minutën e 34-të, rezultati 19:16 për Ferizajn.
Vendaset shtojnë epërsinë në 4 gola (22:28) në minutën e 40-të.
Ferizaj ngadhënjeu me rezultat 33:31 ndaj vashave të Istogut, duke iu treguar edhe një herë muskujt vashave të trajnerit Faruk Shala.
Salematou Camara udhëhoqi sërish Ferizajn me 10 gola. Gjashtë i kishte Shkurte Mehmeti, ndërsa pesë i shënoi Luljeta Sopjani. U dallua edhe portierja Teninke Kaba.
Lana Paviçeviq i shënoi 10 gola për Istogun. Nëntë i kishte Astou Ndiaye, kurse tetë i kishte Sebastio Suca Paulo.