Mikiq fton tifozët ndaj Kastriotit të Ferizajt 

Hendboll

Mikiq fton tifozët ndaj Kastriotit të Ferizajt 

Nga: K. Goca Më: 18 shtator 2024 Në ora: 23:48
Pamje nga ndeshja

Klubi i hendbollit Slloboda nga Tuzlla do të presë të dielën në sallën “Mejdan” fituesin e Kupës së Kosovës, KH Kastriotin e Ferizajt, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë të Kupës së Evropës.

“Ndeshja do të luhet në orën 18:00 dhe hendbollistet tanë do të mundohen të kompensojnë deficitin minimal me rezultat 30:29 nga ndeshja e parë në Ferizaj”, shkruan në faqen e klubit boshnjak.

Trajneri i Sllobodës, Mirko Mikiq, shprehet optimist për këtë ndeshje vendimtare. “Ky është një rezultat që na jep të drejtën të shpresojmë për avancim të mëtejshëm.

Ftoj tifozët që të vijë dhe të ndihmojnë këta djem, të paktën aq sa tifozët e Kastriotit e ndihmuan skuadrën e tyre për t'u rikthyer në disa momente të vështira", tha Mikiq.

“Mbështetja e tifozëve do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë ndeshje. Atmosfera në ‘Mejdan’ gjithmonë jep një motiv shtesë pasi që lojtarëve të Sllobodës edhe kësaj radhe do t'ju duhet energjia nga tribuna që djemtë të arrijnë fitoren e shumëdëshiruar dhe të kalojnë në fazën tjetër të garës”, shkruan në faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat