Istogu e Ferizaj favorite

Hendboll

Istogu e Ferizaj favorite

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 12:41
Pamje nga një ndeshje

Xhiroja e dytë sjell derbin e radhës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të dielën nga ora 18:00 përballen Istogu e Samadrexha, dy prej skuadrave që synojnë kreun e tabelës.

Për Samadrexhën është ndeshja e parë e edicionit, ndërsa kampioni Istogu kërkon të reagojë pas humbjes nga Ferizaj në xhiron e parë.

Për të dy skuadrat është test i rëndësishëm pak javë para sfidave evropiane.

Të dielën nga ora 18:00 është edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Besës.

Edhe kjo ndeshje pritet të jetë interesante.

Dy ndeshje tjera të xhiros së dytë janë të shtunën nga ora 17:00. Ferizaj e pret Vushtrrinë, kurse Verona takohet me Shqiponjën.

Ferizaj vlerësohet favorit, por edhe vushtrriaset udhëtojnë me shpresë për sukses në qytetin me traditë të hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat