Rahoveci kërkon fitoren e dytë, Besa Famgas të parën

Hendboll

Rahoveci kërkon fitoren e dytë, Besa Famgas të parën

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 12:43
Pamje nga një ndeshje

Me ndeshjen Vushtrria – Rahoveci fillon xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 20:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.

Kampioni Rahoveci vlerësohet favorit i madh.

Të hënën Rahoveci fitoi derbin ndaj Besa Famgasit dhe tani e kërkon fitoren e dytë.

Fitore në xhiron e parë shënoi edhe Vushtrria, ndaj Trepçës në Mitrovicë.

Të dielën prej orës 17:00 është ndeshja Trepça – Vjosa. Skuadra nga Shtimja zhvillon ndeshjen e parë pas kthimit në elitë dhe synon dy pikë në Mitrovicë.

Të hënën është ndeshja mes Prishtinës dhe Besa Famgasit. Fillon në ora 19:00.

Prishtina, pas fitores ndaj Llapit, synon ta befasojë Besën. Por skuadra pejane udhëton drejt kryeqendrës për të fituar dy pikët e para. Shpresohet në ndeshje interesante.

Ndeshja mes Kastriotit dhe Llapit është shtyrë për shkak të ndeshjes evropiane të skuadrës ferizajase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat