Kastrioti zbarkon në Tuzëll, Fisnik Jashari: Pritshmeritë janë të larta

Hendboll

Kastrioti zbarkon në Tuzëll, Fisnik Jashari: Pritshmeritë janë të larta

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 shtator 2024 Në ora: 16:12
Fisnik Jashari dhe Bekim Çalaj

Kastrioti i Ferizajt sot ka arritur në qytetin boshnjak, Tuzëll. 

Ferizajasit janë të mobilizuar për ballafaqimin e kthimit të Kupës Evropiane, që luhet nesër (18.00) kundër Sllobodës së Tuzllës.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Kastrioti, ka epërsinë minimale ndaj Sllobodës, me fitoren e të shtunës së kaluar me rezultat 30:29 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kryetari i klubit, Fisnik Jashari, tha se kanë arritur pa probleme dhe është një atmosferë e mirë në Tuzëll.

“Pritshmeritë janë të larta, atmosfera në grup është perfekte dhe dëshira për me u kthye me rezultat pozitiv është në maksimum”, tha Jashari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ndeshja luhet në palestrën “Mejdan” në Tuzëll, ku pritet atmosferë e zjarrtë nga tifozët.

“Normal që presim një atmosferë të zjarrtë në ‘Mejdan’, sepse ata veç kanë filluar një kompanjë mobilizimi pothuajse qe një javë, ku një nder thirrjet ka qenë edhe marrja shembull e përkrahjes që klubi ynë pat nga tifozët e zjarrtë në Palestrën ‘Bill Clinton’ në Ferizaj”, ka nënvizuar ai. 

Jashari ka besim të hendbollistët dhe beson e shpreson se do të ia dalin me sukses në qytetin boshnjak: “Unë e kam besim të djemtë tanë dhe të stafi në krye me trajnerin Verim Zherka, që do të japin më të mirën dhe të kemi një paraqitje shembull për klubin tonë dhe për hendbollin e Kosovës gjithashtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat