Rron Ramadani para sfidës në Tuzëll: Jemi të motivuar për ndeshjen ndaj Sllobodës

Hendboll

Rron Ramadani para sfidës në Tuzëll: Jemi të motivuar për ndeshjen ndaj Sllobodës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 shtator 2024 Në ora: 20:27
Rron Ramadani

Hendbollistit Rron Ramadani nuk i trembet qerpiku i syrit para sfidës së nesërme (18.00) me ekipin boshnjak, Slloboda nga Tuzlla.

Hendbollisti është i motivuar me Kastriotin e Ferizajt për sfidën e kthimit të rrethit të parë të Kupës së Evropës.

Kastrioti, fitues i Kupës së Kosovës, e njeh mirë rivalin dhe do të tentojnë që të kthehen ballëlart nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ferizajasit triumfuan në sfidën e parë me rezultat 30;29 ndaj Sllobodës.

“Jemi të gatshëm dhe të motivuar për ndeshjen e nesërme ndaj Sllobodës.

Kemi bërë përgatitjet e nevojshme dhe do të futemi në fushë me besim të plotë në aftësitë tona. Forca e Kastriotit qëndron te puna kolektive, disiplina taktike dhe përkushtimi i secilit lojtar. Do të dalim fitimtarë nëse zbatojmë planin tonë dhe japim maksimumin”, thotë Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat