Hendbollistit Rron Ramadani nuk i trembet qerpiku i syrit para sfidës së nesërme (18.00) me ekipin boshnjak, Slloboda nga Tuzlla.
Hendbollisti është i motivuar me Kastriotin e Ferizajt për sfidën e kthimit të rrethit të parë të Kupës së Evropës.
Kastrioti, fitues i Kupës së Kosovës, e njeh mirë rivalin dhe do të tentojnë që të kthehen ballëlart nga Bosnja dhe Hercegovina.
Ferizajasit triumfuan në sfidën e parë me rezultat 30;29 ndaj Sllobodës.
“Jemi të gatshëm dhe të motivuar për ndeshjen e nesërme ndaj Sllobodës.
Kemi bërë përgatitjet e nevojshme dhe do të futemi në fushë me besim të plotë në aftësitë tona. Forca e Kastriotit qëndron te puna kolektive, disiplina taktike dhe përkushtimi i secilit lojtar. Do të dalim fitimtarë nëse zbatojmë planin tonë dhe japim maksimumin”, thotë Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.