Kastrioti në Bosnjë-Hercegovinë me synim për ta mbrojtur epërsinë ndaj Sllobodës

Hendboll

Kastrioti në Bosnjë-Hercegovinë me synim për ta mbrojtur epërsinë ndaj Sllobodës

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 21:17
Pamje nga ndeshaj e parë

Të dielën nga ora 18:00 Kastrioti i Ferizajt e luan ndeshjen e kthimit në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë.

Në Tuzëll të Bosnjë-Hercegovinës, skuadra ferizajase takohet me skuadrën e suksesshme boshnjake, Slloboda.

Ferizajasit kanë udhëtuar me optimizëm për në Tuzëll, me synim për të dhënë më të mirën për ta mbrojtur epërsinë nga ndeshja e parë.

Të shtunën e kaluar në palestrën “Bill Clinton”, në atmosferë shumë të mirë sportive, Kastrioti fitoi me rezultat 30:29.

Ndeshja e së dielës do të jetë sfiduese, por fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës e kërkon kualifikimin në raundin e dytë, ku paraqiten edhe Rahoveci e Besa Famgas. Ferizajasit kanë premtuar angazhim maksimal për prezantim sa më të mirë para tifozëve boshnjakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat