Rahoveci e ka fituar me rezultat bindës ndeshjen e parë të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Të shtunën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Rahoveci mposhti Vushtrrinë me rezultat 41:26.
“Vreshtarët” e kanë fituar edhe ndeshjen e xhiros së parë dhe kështu kanë nisur pozitivisht mbrojtjen e titullit.
Vushtrria në xhiron e parë kishte shënuar fitore.
]Mali Luzha ishte më efikasi te Rahoveci, të shtunën mbrëma. Ai ndeshjen e përfundoi me 12 gola. Nga 4 i kishin Alban Haziri, Jeton Bislimi e Jon Muqolli.
Te Vushtrria nëntë gola i shënoi Egzon Ademi, kurse pesë i kishte Erkan Abazxhiku.
Xhiroja e dytë vazhdon të dielën e të hënën.