Ferizaj nuk lejon befasi

Hendboll

Ferizaj nuk lejon befasi

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 23:48
Ferizaj

Ferizaj nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Vushtrrisë që u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Fituesi i Kupës dhe Superkupës, Ferizaj, fitoi me rezultatin 39:26 në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Bill Clinton”.
Anja Bojaniq i kishte nëntë gola për Ferizajn, kurse tetë i realizoi Elsa Kongjeli. Me nga pesë gola kontribuuan Luljeta Sopjani, Lorena Matarove, Salematou Camara e Simone Keita.

Për Vushtrrinë 10 gola i realizoi Agnesa Hysa. Gjashtë i kishte Burneta Rama e pesë i realizoi Qëndresa Tërstena.

Të shtunën u zhvillua edhe ndeshja mes skuadrës Tereza (ish-Verona) dhe Shqiponjës. Ndeshjen në Obiliq e fitoi Shqiponja e Gjakovës me rezultat 39:31.

Alma Nivokazi i shënoi 13 gola për Shqiponjën. Me 11 gola në fitore kontribuoi Orgesa Gola. Te Tereza, Arjeta Imerat e Melike Ipçi i shënuan nga tetë gola. Shtatë i kishte Bleona Hashani.

Të dielën janë ndeshjet Istogu – Samadrexha e Prishtina – Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat