Kastrioti pa fat në Bosnjë dhe Hercegovinë, për një fije të flokut eliminohen nga Kupa Evropiane

Hendboll

Kastrioti pa fat në Bosnjë dhe Hercegovinë, për një fije të flokut eliminohen nga Kupa Evropiane

Nga: K.Goca Më: 22 shtator 2024 Në ora: 19:34
Pamje nga një ndeshje

Fati sportiv nuk ishte në anën e Kastriotit të Ferizajt, që ka treguar lojë shumë të mirë në Tuzëll të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Hendbollistët e Sllobodës shënuan fitore me rezultat 32:28 (13:15) ndaj Kastriotit, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë të Kupës Evropiane.

Slloboda  e përmbysi fitoren e Kastriotit në takimin e parë me rezultat 30:29 dhe kualifikohen në rrethin e dytë.

Ndeshje e fortë deri në fund, ferizajasit në pjesën e parë avancuan me dy gola (13:15).

Pjesa e dytë e fortë deri në pikën e fundit por fati nuk i përcolli djelmoshat e kryetrajnerit Verim Zherka, duke pësuar humbje me rezultat 32:28.

Deniz Terziqi ishte më efikasi të ferizajasit me gjithsej 9 gola, i ndihmuar nga Lulzim Shabani 7, Beni Syla 4, Rron Ramadani 4 etj.

Faris Çollakoviq me 9 gola, Luka Ivaniq me 7, ishin me efikasit të vendasit.

Kastrioti eliminohet nga garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat