Besa Famgas e ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në hendboll.
Të hënën, Besa fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 37:30.
Ndeshja i takoi xhiros së dytë të kampionatit të Kosovës.
Në xhiron e parë, Besa humbi derbin me Rahovecin, kurse Prishtina kishte fituar ndaj Llapit.
Prishtina nisi mirë ndeshjen dhe krijoi epërsi prej 6:2. Mbajti epërsi për kohë të gjatë.
Besa ia doli të barazojë në pesë minutat e fundit të pjesës së parë. Lojë e barabartë u zhvillua deri në minutën e 40-të e më pas nisi shkëputja e skuadrës pejane.
Besa vetëm në minutat e fundit bëri shkëputje më të madhe në rezultat.
Jon Vokshi i realizoi 10 gola për Besën, kurse shtatë i kishte Vladimir Stankoviq.
Te Prishtina u dallua Albi Gjuka me 14 gola. Gjashtë i kishte Oltion Beshiri.