Gjuka shpreh optimizmin pas fitores ndaj Prishtinës: Besa synon mesin e tabelës

Hendboll

Gjuka shpreh optimizmin pas fitores ndaj Prishtinës: Besa synon mesin e tabelës

Nga: K.Goca Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:10
Hamza Gjuka

Besa e Pejës ka debutuar në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). 

Në dy javët e para ka një fitore dhe një humbje.

Humbja në javën e parë më shumë ishte në saje të fatit sportivë se sa që e merituan.

Javën që e lamë pas, vashat pejane triumfuan në kryeqytet me rezultat 33:27 ndaj Prishtinës. 

Hamza Gjuka, kryetrajner i Besës, po e bën një punë të madhe duke shprehur optimizmin për sfidat e ardhshme.  

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtareve ku edhe ekipi dita ditës po komponohet”, tha Gjuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gjuka tha se ka një ekip që pretendon mesin e tabelës.

“Synojm mesin e tabelës pse jo edhe në katërshe.

Kështu që jemi duke punu shumë unë dhe Egzon Gjuka.

Kemi një ekip shumë stabile dhe shpirt luftarak”, tha Gjuka.

Besa aktualisht renditet në vend të pestë me 2 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat