Çairi ka fituar lehtësisht Skopjen me rezultatin e thellë 40:23, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në elitën e hendbollit maqedonas për femra.
Vashat e trajnerit Basri Latifi e “siguruan” fitoren që në pjesën e parë, duke avansuar me shifrat 18:9.
Pjesa e dytë ishte vetëm për formalitet, me skuadrën e Çairit e cila në mënyrë sistematike thelloi epërsinë për të fituar në fund takimin me rezultatin e përgjithshëm 40:23.
Hendbollistet me efikase në radhët e Çairit ishin Stefanija Gjerogjievska dhe Bpjana Dinevska me nga 9 realizime, ndërsa tek ekipi i Skopjes mungoje lojtari lider në këtë përballje.