Vjosa - Kastrioti, derbi i fqinjëve

Hendboll

Vjosa - Kastrioti, derbi i fqinjëve

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 21:27
Vlerëson Zherka, lojtar i Kastriotit

Ndeshja e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll mes Vjosës dhe Kastriotit do të zhvillohet të mërkurën prej orës 19:00 në palestrën në Shtime.

Kjo ndeshje është shtyrë për shkak të angazhimeve të Kastriotit të Ferizajt në gara kontinentale. Kastrioti i luajti dy ndeshje shumë të forta me skuadrën boshnjake, Slloboda Tuzlla, në kuadër të xhiros së parë të Kupës Evropiane. Në Ferizaj fitoi, por në Tuzëll humbi me më shumë gola dallim dhe u eliminua.

Vjosa është kthyer në Superligë dhe ka nisur mbarë. Në xhiron e dytë fitoi 42:29 ndaj Trepçës në Mitrovicë. Në kuadër të xhiros së tretë fitoi 33:29 ndaj Vushtrrisë në Shtime.

Kastrioti nuk e ka luajtur ende as ndeshjen e xhiros së dytë me Llapin.

Në kuadër të xhiros së tretë, u mposht në Pejë nga Besa Famgas me rezultat të lartë, 38:26.

Kastrioti është favorit, por Vjosa do të jap më të mirën për ndeshje të barabartë dhe për të kërkuar befasinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat