Edhe kjo i ngjan ekipit të Ferizajt, lojtaret kryesore nuk pajisen me viza nga ambasada italiane

Hendboll

Edhe kjo i ngjan ekipit të Ferizajt, lojtaret kryesore nuk pajisen me viza nga ambasada italiane

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 tetor 2024 Në ora: 15:42
Ferizaj

Ferizaj është në presion të madh para ndeshjes së parë të Kupës së Evropës, ku nesër në orën 20.00 do të ndeshen Caja Rural Aula Valladolid nga Spanja.

Spanjollet luajnë si vendase ndaj fitueses së Kupës së Kosovës në hendboll, Ferizajt.

Ferizajaset kanë telashe të mëdha, tri hendbolliste nga Guinea që luajnë në radhët e tyre, nuk pajisen me viza nga ambasada italiane.

Është fjala për Salemateu Camara, Teninke Kaba dhe Keita Simone Gnarba.

“Ky është një hendikep i madh për ne, jemi detyruar që të marrim me vete kadete që të bëjmë numrin në 10 lojtare”,  - tha kryetari i klubit, Xhavit Morina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Jo me kaq, problem është edhe Shkurte Mehmeti e cila është e lënduar. Telashe pas telashe për klubin. 

Por telashe më e madhe është mungesa e tri lojtareve kryesore, që nuk pajisen me viza, përkundër intervenimit të EHF-it e FHK-së, siç thuhet nga klubi por pa sukses.

Vashat e Ferizajt sot nga aeroporti i Tiranës aterruan për në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat