Fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Ferizaj, do të ketë dy ndeshje shumë të vështira në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane.
Ferizaj nuk kishte fat në short, që e vuri përballë skuadrës spanjolle, Caja Rural Aula Valladolid.
Klubet u morën vesh që dy ndeshjet të zhvillohen në Valladolid. Ndeshja e parë është të premten prej orës 20:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 12:00.
Ferizaj për në Spanjë ka udhëtuar pa tri prej lojtareve kryesore, që nuk u pajisën me viza. Kështu që skuadrën ferizajase e presin dy sfida shumë të mëdha.