Basri Latifi para nisjes në Luksemburg: Udhëtojmë të kompletuar dhe të motivuar për fitore!

Hendboll

Basri Latifi para nisjes në Luksemburg: Udhëtojmë të kompletuar dhe të motivuar për fitore!

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:43
Çair

Trajneri i klubit të hendbollit të femrave WHC Çair, Basri Latifi, ka folur para nisjes në Luksemburg, për të zhvilluar ndeshjen e raundit të kupës europiane në hendboll për femra-EHF kundër ekipit Käerjeng.

Ai tha se e kanë analizuar mirë kundërshtarin dhe se shpreson që ta kryejnë punën qysh në ndeshjen e parë.

Latifi theksoi se udhëtojnë të kompletuar dhe të motivuar në Luksemburg.

“Pa dyshim se e kemi analizuar dhe studiuar lojën e kundërshtarit, i cili nuk është pa përvojë në garat europine.

Gjithsesi ne mbetemi favorit në letër, por këtë epitet duhet ta arsyetojmë edhe në tere. Shpresojë të kalojmë mirë si mysafir në Luksemburg dhe ta vendosim fituesin e këtij dyluftimi qysh në lojën e parë. Gjithmonë të kujdesshëm dhe të disiplinuar të aplikojmë lojën tonë, e cila na identifikon si një lojë e bukur dhe intensive dhe parasegjithash e shpejtë. Na gëzon fakti se jemi të përgatitur dhe nuk kemi lëndime. Shkojmë të kompletuar dhe te motivuar për ta fituar këtë ndeshje!

“Patjetër të falënderojmë Ministrinë e Sportit, zëv/ministren Safije S. Shaini dhe komunën e Çairit për ndihmën që ta organizojmë këtë lojë dhe udhëtim në Luksemburg”, shtoi Latifi për "TV Open".

Ndeshja Käerjeng-WHC Çair do të luhet të shtunën (5 tetor) me fillim prej orës 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat