E gjithë vëmendja në Ferizaj

Hendboll

E gjithë vëmendja në Ferizaj

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 17:43
Pamje nga një ndeshje

E gjithë vëmendja, sa i takon xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, do të jetë në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Në këtë arenë, të shtunën nga ora 19:00 zhvillohet derbi mes Kastriotit dhe Rahovecit.

Pra përballen fituesi i Kupës së Kosovës dhe kampioni i Kosovës.

Kampioni, Rahoveci, ka fituar tri ndeshjet e para, duke përfshirë derbin e madh me Besa Famgasin.

Fituesi i Kupës, Kastrioti, ka luajtur dy ndeshje deri më tani. Humbi nga Besa Famgas e fitoi ndaj Vjosës.

Por ferizajasit janë të përkushtuar që në derbin me Rahovecin të dëshmojnë se paraqitja e zbehtë në Pejë ishte moment i keq e jo pasqyrë e forcës dhe formës së tyre.

Të shtunën është edhe ndeshja Trepça – Besa Famgas, që fillon në ora 18:00.

Pejanët nuk pritet të kenë telashe për të arkëtuar dy pikë të reja. Të dielën nga ora 18:00 është takimi Vjosa – Llapi, ndërsa Vushtrria e Prishtina takohen të hënën nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat