Istogu nuk përmbahet, në stilin e kampiones deklason Kastriotin

Hendboll

Istogu nuk përmbahet, në stilin e kampiones deklason Kastriotin

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 22:21
Istogu

Kampioni në fuqi, Istogu, ka treguar fuqinë në ndeshjen e parë të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.
Të premten mbrëma në Banjë, Istogu fitoi bindshëm ndaj Kastriotit të Ferizajt. Rezultati në fund ishte 40:22 për istogaset.

Pritej ndeshje më e fortë dhe më e barabartë, marrë për bazë fillimin pozitiv të Kastriotit në Superligë.

Por istogaset shfaqën dukshëm më tepër duke fituar në fund me 18 gola dallim. Për Istogun ishte prova e fundit para ndeshjeve evropiane.

Lana Paviçeviq udhëhoqi Istogun me 10 gola nga 15 tentime. Shtatë gola nga nëntë tentime i kishte Nihed Limem.

Nga gjashtë gola i kishin Suzana Ujkiq (6/8) e Astou Ndiaye (6/11).

Blerta Ahmetxhekaj i kishte nëntë pritje, ndërsa Viktorii Mykhailenko tetë.

Kastriotit nuk i kryen punë 12 pritjet e Edona Rugovës. Sia Celine Tolno i kishte 12 gola, por nga 21 tentime.

Edhe efikasiteti i lojtareve tjera ferizajase ishte i ultë. Katër gola nga 13 tentime i realizoi Bintou Oulare.

Kastrioti e ka pësuar humbjen e parë pas dy fitoreve. Istogu tani i ka tri fitore e një disfatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat