Ferizaj pëson humbje të thellë nga Caja Rural Aula Valladolid

Hendboll

Ferizaj pëson humbje të thellë nga Caja Rural Aula Valladolid

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 22:49
Ferizaj

Ferizaj e ka humbur ndeshjen e parë me skuadrën spanjolle, Caja Rural Aula Valladolid.

Të premten mbrëma në Valladolid të Spanjës, skuadra vendase fitoi me rezultat 39:12.

Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Valladolidi vlerësohej favorit i madh dhe këtë e dëshmojë në fushën e lojës.

Ferizaj ka udhëtuar me fond shumë të limituar lojtaresh. Tri prej lojtareve kryesore nuk kanë udhëtuar pasi nuk u pajisën me viza spanjolle.

Ndeshja e dytë, që më shumë do të jetë formalitet, zhvillohet të dielën nga ora 12:00 po në Valladolid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat