Samadrexha me fitore bindëse kundër Prishtinës

Hendboll

Samadrexha me fitore bindëse kundër Prishtinës

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 23:12
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën është luajtur ndeshja e xhiros së katërt të Superligës së hendbollisteve mes Prishtinës e Samadrexhës.

Fitore me rezultat të thellë, 46:16, shënoi skuadra mysafire nga Samadrexha.

Dallimi në cilësi ishte i madh dhe këtë e dëshmon rezultati.

Sevdanur Ozkan i shënoi tetë gola për Samadrexhën. Shtatë i kishte Agnesa Surdulli e gjashtë Dorentina Qufaj. Plot njëmbëdhjetë lojtare të

Samadrexhës shënuan gola.

Ermira Berisha e Angelika Luberecka i shënuan nga 5 gola për Prishtinën.

Për Samadrexhën është fitorja e parë, pas dy humbjeve.

Prishtina i ka tri humbje.

Ndeshjet Ferizaj – Besa dhe Vushtrria – Shqiponja zhvillohen më vonë për shkak të ndeshjeve evropiane të Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat