Fitore e madhe europiane e WHC Çair në Luksemburg!

Hendboll

Fitore e madhe europiane e WHC Çair në Luksemburg!

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 12:13
WHC Çair

Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Kupën Evropiane, WHC Çair, triumfoi 26:24 në ndeshjen e parë të turit të dytë ndaj Kaerjeng nga Luksemburgu.

Ndeshja e revanshit ndërmjet Çairit dhe Kerzhengut do të luhet më 13 tetor në sallën e sporteve në Autokomanda me fillim nga ora 19:00, ndaj pritet që çairaset me ndihmën e publikut të arrijnë një triumf të dytë sezonal në skenën europiane.

Skuadra e Basri Latifit e nisi ndeshjen keq, në pjesën e hapjes pati një deficit 5:1 dhe në fund të pjesës nuk mundi të rikthehej.

Skuadra vendase kishte disa hendbolliste të disponuara për lojë, ishte më e fokusuar në lojë dhe dinte të arrinte rezultatin.

Në fund të pjesës së parë, çairaset luajtën më të angazhuara, duke arritur në minus dy gola, 12:10. Pas 30 minutash lojë rezultati ishte 13:11 në favor të vendasve.

Në fillim të pjesës së dytë, WHC Cair bëri një kthesë të plotë, me një seri prej 4:0 duke e çuar me 15:13 në 33 minuta lojë, shrkruan "Open.TV".:

Mikpritësit shënuan dy gola radhazi dhe barazuan në 15:15. Që nga ai moment, çdo gol ishte i rëndësishëm, të dyja skuadrat kaluan me radhë në epërsi, në një moment Çairi u largua me minus dy, 24:22, por skuadra e Latifit siguroi triumfin minimal me ecuri 4:0.

Teodora Dukoska ishte më efikase në skuadrën e Çairit me dhjetë gola, kurse Magdalena Kojoviq ishte e shkëlqyer në portë, e cila e mbylli ndeshjen me 16 ndërhyrje. Claudine Mendy, ka shënuar pesë gola për skuadrën e Luksemburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat