Eliminohet Ferizaj

Hendboll

Eliminohet Ferizaj

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 15:54
Pamje nga ndeshja

Fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll, Ferizaj, është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Ferizaj të dielën u mposht 40:18 nga skuadra spanjolle Caja Rural Aula Valladolid.

Edhe ndeshja e dytë u luajt në Valladolid të Spanjës.

Të premten Valladolidi e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 39:12 dhe avancon në raundin tjetër.

Ferizaj ka udhëtuar me fond të limituar të lojtareve për në Spanjë.

Tri prej lojtareve kryesore nuk u pajisën me viza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat