Llapi me fitore të rëndësishme ndaj Vjosës

Hendboll

Llapi me fitore të rëndësishme ndaj Vjosës

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 20:53
Pamje nga një ndeshje

Të dielën mbrëma, llapjanët fituan 36:35 në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Pjesa e parë ishte e barabartë, por Llapi ishte shumicën e kohës në epërsi.

Në pjesën e dytë epërsia e mysafirëve u rrit vazhdimisht.

Në minutën e 44-t, Llapi ishte në epërsi 29:22. Më pas edhe 30:23.

Pasoi një seri e Vjosës që barazoi në 31:31 me golin e Festim Mustafës në minutën e 53-të. Më pas Llapi u shkëput në 35:33 e 36:34, ndërsa Vjosa shënoi në fund për 36:35.

Blerton Hasani i shënoi 10 gola për Llapin, ndërsa nga gjashtë i kishin Arbër Neziri e Ardi Halili.

Festim Mustafa e Stefan Kocharov i shënuan nga 9 gola për Vjosën.

Llapi i ka dy fitore e një humbje, ndërsa Vjosa ka dy fitore e dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat