Basri Latifi: Të konfirmojmë kalimin në raundin e tretë të Kupës Evropiane 

Hendboll

Basri Latifi: Të konfirmojmë kalimin në raundin e tretë të Kupës Evropiane 

Nga: K.Goca Më: 6 tetor 2024 Në ora: 23:15
Basri Latifi

Skuadra shqiptare WHC Çair nga Maqedonia e Veriut, ka shënuar fitore të madhe në udhëtim, me rezultat 26:24 ndaj Kaerjeng nga Luksemburgu.

Kjo ishte ndeshja e parë e rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll (femrat).

Kryetrajneri i Çairit, Basri Latifi, ndihet krenar për fitoren.

“E kemi prit lojë pak më të dobët.

I kishin marrë dy franceze, ish reprezentuese.

Kur e pamë se do të kemi telashe e shtrënguam pak mbrojtjen dhe sulmin.

Tash revanshin pas një jave në Shkup.

Duhet të konfirmojmë kalimin në raundin e tretë.

Në përgjithësi ka qenë lojë shumë e fortë dhe e mirë”, tha Latifi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat