Skuadra shqiptare WHC Çair nga Maqedonia e Veriut, ka shënuar fitore të madhe në udhëtim, me rezultat 26:24 ndaj Kaerjeng nga Luksemburgu.
Kjo ishte ndeshja e parë e rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll (femrat).
Kryetrajneri i Çairit, Basri Latifi, ndihet krenar për fitoren.
“E kemi prit lojë pak më të dobët.
I kishin marrë dy franceze, ish reprezentuese.
Kur e pamë se do të kemi telashe e shtrënguam pak mbrojtjen dhe sulmin.
Tash revanshin pas një jave në Shkup.
Duhet të konfirmojmë kalimin në raundin e tretë.
Në përgjithësi ka qenë lojë shumë e fortë dhe e mirë”, tha Latifi për gazetën kombëtare “Bota sot”.