Bujupi debuton në kupat evropiane

Hendboll

Bujupi debuton në kupat evropiane

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 11:17
Genc e Getoar Bujupi - majtas e djathtas

Federata e Hendbollit e Kosovës tashmë e ka edhe një çift gjyqtarësh në kupat evropiane në hendboll.

Pasi morën thirrjen e EHF-së, çifti Genc e Getoar Bujupi kanë debutuar në garat kontinentale për klube të hendbollit.

Të shtunën e të hënën dyshja Bujupi drejtoi ndeshjet e raundit të dytë të EHF European Cup për hendbolliste në mes të skuadrës turke Gorele dhe asaj nga Maqedonia e Veriut, Metalurg Avtokomanda. Ndeshjet janë zhvilluar në Gorele të Turqisë.

Ndeshjen e parë e fitoi skuadra turke me rezultat 36:28. Ndeshja e dytë i takoi Metalurgut me rezultat 37:34. Tutje avancon skuadra turke.

Genc e Getoar Bujupi i kanë drejtuar me plot sukses ndeshjet evropiane që nuk ishin shumë të lehta.

Gjatë verës ata drejtuan ndeshje në Evropianin e të rinjve në Prishtinë dhe tani pritet të delegohen shumë më shpesh për ndeshje të kupave evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat