Hashani, delegat në ndeshjen e Kupës Evropiane

Hendboll

Hashani, delegat në ndeshjen e Kupës Evropiane

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 14:35
Fahredin Hashani - në mes

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, ka pasur tjetër angazhim evropian në fundjavë.

Hashani ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste mes Bjelovarit dhe Uskudarit.

Ndeshja u zhvillua në Bjelovar të Kroacisë, ndërsa u fitua nga skuadra turke me rezultat 32:26.

Hashani delegohet nga EHF-ja në thuajse çdo xhiro të kupave evropiane, ndërsa prezencë të rregullt evropiane kanë edhe çiftet tona të gjyqtarëve me thirrje të EHF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat