Fitore e madhe e Shqiponjës

Hendboll

Fitore e madhe e Shqiponjës

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 22:15
Shqiponja

Me rezultatin 37:36, Shqiponja e mposhti të martën mbrëma Vushtrrinë në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje u shty pasi Shqiponja ia huazoi dy lojtare Ferizajt për ndeshje evropiane.

Shqiponja tani i ka gjashtë pikë në vendin e tretë, sa i kanë edhe Istogu e Ferizaj në dy pozitat e para. Vushtrria është e shtata me dy pikë.
Mysafiret nga Gjakova herët u shkëputën në rezultat, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 22:16 për Shqiponjën.

Në pjesën e dytë Vushtrria u afrua në një gol, por pa ia dalë të barazojë. Në pesë minutat e fundit Shqiponja u shkëput 36:31 e 37:34. Në fund vendaset i shënuan tri gola për rezultatin final, 37:36, në të mirë të Shqiponjës.

Ghabriell Rosa Silva udhëhoqi Shqiponjën me 10 gola. Nëntë i kishte Alma Nivokazi, kurse nga gjashtë i shënuan Aurora Lokaj e Larisa Ferizaj.

Gentiana Basholli i shënoi nëntë gola për Vushtrrinë. Tetë i kishte Agnesa Hysa, shtatë Qëndresa Tërstena e gjashtë Burneta Rama.
Ndeshja tjetër e shtyrë e xhiros së katërt mes Ferizajt dhe Besës zhvillohet javën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat