Kampionja e Kosovës, Istogu, është gati për sfidat e fundjavës në Kupën Evropiane në hendboll (femrat).
Ndeshje që pritet me kureshtje nga dashamirët e hendbollit mes Istogut dhe AESH Pylaia nga Selaniku, në kuadër të rrethit të dytë.
Të dy ndeshjet do të luhet me marrëveshje të klubeve në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Ndeshja e parë luhet me 12 tetor dhe tjetra pas një dite dhe në të njëjtën orë, 19.00.
Hendbollistja Suzana Ujkiq tha se janë mirë të përgatitur me Istogun.
Sipas Ujkiq, reprezentuese e Kosovës, Istogu ka rritje të formës dhe ajo u pa më së miri me fitoren e thellë 40:22 ndaj Kastriotit të Ferizajt.]
“Jemi gati!
Atmosfera është shumë e mirë në klub që me jap atomin e fundit për ekipin. Do të lëmë zemrën në terren, duam vetëm fitore”, tha Ujkiq për gazetën kombëtare “Bota sot”.