Kastrioti e fiton ndeshjen e mbetur ndaj Llapit

Hendboll

Kastrioti e fiton ndeshjen e mbetur ndaj Llapit

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 23:15
Lulzim Shabani

Kastrioti e ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Kastrioti mposhti Llapin me rezultat 52:32.

Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së dytë të Superligës. Ndeshja ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të klubit ferizajas.

Besnik Bytyqi i shënoi 9 gola për Kastriotin. Nga shtatë i kishin Lulzim Shabani e Alecssander Santos.

Te Llapi tetë gola i kishte Blerton Hasani, shtatë Ardi Halili e gjashtë Rifat Visoka.

Kastrioti tani është i treti me katër pikë. Llapi i ka po ashtu katër pikë në vendin e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat