Samadrexha ka kompletuar radhët për Kupën Evropiane në hendboll.
Vashat e Samadrexhës nisen për në Portugali, ku të shtunën dhe të dielën do të takohen me Colegio Gaia/Colgaia-Toyota.
Klubet janë pajtuar që dy ndeshjet të zhvillohen në Vila Nova de Gaia në Portugali.
Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 18:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 18:00.
Besnik Basholli, kryetar i KHF Samadrexhës, shprehet se janë të kompletuar.
“Jemi kompletuar dhe ekipi është gati.
Jemi kompletuar me 3 hendbolliste nga Tunizia, 2 turke, 1 maqedone dhe 1 gjeorgjiane”, thotë Basholli për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Samadrexha synon mrekullinë, të kualifikohet në rrthin e tretë të Kupës Evropiane.